Vdekje e dyshimtë, policia jep detaje si u gjet turpi i 47 vjeçarit që u raportua i zhdukur në Leposaviq

Një person i moshës 47 vjeçare është gjetur i vdekur 200 metra largë shtëpisë së tij në Leposaviq. Fillimisht ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët të enjten e kaluar, derisa trupi i pajetë është gjetur sot nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin Zëvendësdrejtor i policisë për veriun Veton Elshani,…

Lajme

16/09/2024 18:50

Një person i moshës 47 vjeçare është gjetur i vdekur 200 metra largë shtëpisë së tij në Leposaviq.

Fillimisht ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët të enjten e kaluar, derisa trupi i pajetë është gjetur sot nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin Zëvendësdrejtor i policisë për veriun Veton Elshani, i tha lajmi.net se djali i axhës së tij së personit në fjalë kishte raportuar zhdukjen e tij.

Madje sipas Elshanit kërkimet kishin vazhduar për tri ditë me radhë por pa sukses të gjetjes së tij.

“Me date 12.09.2024 rreth orës 13:00 ne Stacionin Policor –Leposaviq, ka ardhur ankuesi M/S/K D.M. i cili raporton se djali i axhës se tij M/S/K B. M. (47 vjet), nga data 10.09.2024 diku rreth ores 13:00 është zhdukur dhe deri me tani nuk ka asnjë gjurme ne lidhje me këtë është njoftuar njësia e hetimeve stacionit, hetimet rajonale dhe njësia e zjarrfikëseve te cilet kane dale ne kerkim te personit. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti te iniciohet si person i zhdukur. Në ditët në vijim me data të 13, 14 dhe 15.09.2024, kanë vazhduar kërkimet nga njësitë policore, zjarrfikësit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina, por pa sukses”, tha Elshani.

Ndwrkaq tutje thekson se me intensitetin e ekipeve nga njësitë policore, zjarrfikësit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina sot kanë arrit ta gjejnë trupin.

“Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarrfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M.”, theksoi ai./Lajmi.net/