Behgjet Pacolli kujton kohërat e tij të vështira: Punoja punë të rënda fizike për të financuar studimet e mia

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli shpesh bëhet nostalgjik dhe publikon fotografi nga e kaluara e tij jo fortë e lehtë. Ai sot ka publikuar një fotografi nga koha e tij e studimeve duke treguar se atë kohë ai bënte punë të rënda për të financuar studimet e tij dhe për të mbajtur familjen në Kosovë.…

Lajme

16/09/2024 15:29

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli shpesh bëhet nostalgjik dhe publikon fotografi nga e kaluara e tij jo fortë e lehtë.

Ai sot ka publikuar një fotografi nga koha e tij e studimeve duke treguar se atë kohë ai bënte punë të rënda për të financuar studimet e tij dhe për të mbajtur familjen në Kosovë.

“Rrugës për në punë, gjatë viteve të 70-ta në Hamburg. Punoja punë të rënda fizike për të financuar studimet e mia. I vetmuar, mbajta familjen time të madhe në Kosovë. Unë e di ndjenjën e të jetuarit në vend të huaj”, ka shkruar Pacolli mbi një fotografi të tij të vjetër. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: