SHBA-ja përkujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky përvjetor i 23-të shënohet ndërsa vendi ndodhet në fushatë presidenciale. Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump qëndruan krah njeri-tjetrit në ceremoninë që u mbajt në Qendrën Botërore të Tregtisë në…

Bota

11/09/2024 23:17

Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ky përvjetor i 23-të shënohet ndërsa vendi ndodhet në fushatë presidenciale.

Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump qëndruan krah njeri-tjetrit në ceremoninë që u mbajt në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Në vitin 2008, në ditën që përkujtoi viktimat e sulmeve me avionë të rrëmbyer, senatorët e atëhershëm dhe rivalët e fushatës presidencialë, John McCain dhe Barack Obama, bënë një përpjekje të dukshme për të lënë mënjanë politikën.

Ata vizituan së bashku vendin ku ngriheshin dikur dy kullat e larta binjake të Qendrës Tregtare Botërore, duke vendosur lule për nder të viktimave.

Pavarësisht nga kalendari i fushatës, organizatorët e ceremonive me rastin e 11 shtatorit, prej kohësh janë përpjekur të përqëndrohen tek viktimat.