Hoxha: Ndarjet tash bëhen vetëm për mos hapje telefoni
Ndarjet mes çifteve janë bërë një “fenomen”, vitet e fundit në Kosovë ku regjistrohen divorce me numër të konsiderueshëm vetëm gjatë një muaji. Për këtë çështje për Lajmi.net ka folur Hoxhë, Xhevat Kryeziu i cili tha se tashmë “fenomeni“ i ndarjes në Kosovës ka qenë i zhvilluar edhe para lufte por jo në masë kaq…
Lajme
Ndarjet mes çifteve janë bërë një “fenomen”, vitet e fundit në Kosovë ku regjistrohen divorce me numër të konsiderueshëm vetëm gjatë një muaji.
Për këtë çështje për Lajmi.net ka folur Hoxhë, Xhevat Kryeziu i cili tha se tashmë “fenomeni“ i ndarjes në Kosovës ka qenë i zhvilluar edhe para lufte por jo në masë kaq të madhe.
Sipas tij tash në vitin që jemi një ndarje vjen vetëm nga mos hapja e telefonit apo mesazhit, dukuri për të cilën thotë se është shqetësuese.
“90 përqind të problemeve i ka sjellë telefoni i ka sjellë mesazhi i ka sjellë facebook e shumë sene tjera që nuk po i përmendi“, ka thënë ai.
Sipas tij partnerët duhet të falin njëri tjetrin kur tradhtojnë vetëm në rast se ai gabim nuk do të përsëritet për herë të dytë, pasi thotë se falja është „sevap“.
“Nëse nuk e përsërit gabimin është sevap me fal gabimin mos me përsërit edhe mu afru edhe për hatër të fëmijëve e të dy familjeve“, ka thënë ai.
Ndryshe i pyetur rreth bashkëjetesës para martesës, hoxha u shpreh se është një veprim i ndaluar në fenë islame.
“Bashkëjetesa para martesës në islam është e ndaluar rreptësishtë“, thotë ai. /Lajmi.net/