Muslija pas përjashtimit nga kombëtarja: Kam lënë hotelin pa leje por nuk kam dalur për të festuar në klub

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të dielën mori vendim për përjashtimin nga kombëtarja për dy lojtarët Florent Muslija, Edon Zhegrova e portierin Arjanet Muriç. Për këtë nuk kishte reaguar asnjëri, mirëpo as Federata nuk kishte dhënë ndonjë shpjegim. Sot gjatë ditës kryetari i FFK-së, Agim Ademi theu heshtjen duke thënë se vendimi për tre…

Sport

10/09/2024 20:04

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të dielën mori vendim për përjashtimin nga kombëtarja për dy lojtarët Florent Muslija, Edon Zhegrova e portierin Arjanet Muriç.

Për këtë nuk kishte reaguar asnjëri, mirëpo as Federata nuk kishte dhënë ndonjë shpjegim.

Sot gjatë ditës kryetari i FFK-së, Agim Ademi theu heshtjen duke thënë se vendimi për tre lojtarët ishte marrë nga trajneri Franko Foda.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe futbollisti Florent Muslija duke thënë se disa pretendime rreth incidentit për të janë të vërteta e disa jo.

Muslija përmes një postimi në “Instastory”, tha se ishte larguar nga hoteli ku po qëndronte ekipi, por jo për të shkuar në klub por të shkuar në darkë.

“Pa dyshim kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje tek tranjeri dhe sigursiht edhe tek bashkëlojtarët e mi”, ka shkruar Muslija. /Lajmi.net/