Fillon përballja Qipro-Kosovë
Në stadiumin “AEK Arena” të Larnakës ka nisur ndeshja e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, grupi C2, ndërmjet kombëtares së Qipros dhe asaj të Kosovës. Dardanët synojnë të arkëtojnë tri pikët e para në grup, pas debaklit në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë – 0:3. Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë se Qiproja…
Sport
Në stadiumin “AEK Arena” të Larnakës ka nisur ndeshja e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, grupi C2, ndërmjet kombëtares së Qipros dhe asaj të Kosovës.
Dardanët synojnë të arkëtojnë tri pikët e para në grup, pas debaklit në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë – 0:3.
Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë se Qiproja është ekip serioz dhe ka lojtarë cilësorë, derisa futbollisti Amir Rrahmani ka thënë se do të luajnë për fitore.
Takimi referohet nga austriaku Sebastian Gishamer, ndërsa ndihmës janë bashkëkombësit e tij Roland Riedel dhe Santino Schreiner.
Kosova ka shënuar dy herë fitore ndaj Qipros në Ligën e Kombeve – 5:1 dhe 2:0.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Rumania luan si vendës kundër Lituanisë, e cila ka pësuar nga Qiproja në ndeshjen e parë të grupit me rezultat 1:0.