FFK, largon nga kombëtarja Arjanet Muriç, Zhegrovën dhe Muslija, thyen rregulloren

Portieri Arjanet Muriç, e futbollistët Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë laguar nga kombëtarja e Kosovës pas vendimit të Federatës të Futbollit të Kosovës, kjo si shkak i thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi. Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë nga përzgjedhësit Franco Foda dhe Federata e Futbollit të…

Sport

08/09/2024 13:28

Portieri Arjanet Muriç, e futbollistët Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë laguar nga kombëtarja e Kosovës pas vendimit të Federatës të Futbollit të Kosovës, kjo si shkak i thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë nga përzgjedhësit Franco Foda dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndryshe nga FFK-ja kanë thënë se për masat e mëtejme ndaj dy futbollistëve dhe portierit do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita. /Lajmi.net/