Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin. “Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns…

Bota

08/09/2024 12:13

Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.

“Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns të shtunën në një bisedë me shefin e inteligjencës sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

“Ka pasur moment në vjeshtën e vitit 2022, kur mendoj se ka pasur rrezik real për përdorimin potencial të armëve bërthamore”, tha Burns.

“Kurrë nuk kam menduar dhe ky është këndvështrimi edhe i agjencisë që udhëheq se duhet të frikësohemi pa nevojë nga kjo”, shtoi i pari i CIA-s amerikane.

“Ne vazhduam të jemi të drejtpërdrejtë për këtë”, shtoi Burns. /Telegrafi