Kosovë-Rumani, formacionet zyrtare
Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë rrugëtimin drejt kampionatit të botërorit. Vetë…
Sport
Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë rrugëtimin drejt kampionatit të botërorit.
Vetë trajneri Foda, por edhe sulmuesi në top-formë, Vedat Muriqi janë shprehur të bindur se Kosova do të luajë vetëm për fitore, por duke e konsideruar Rumaninë si rivalin më të rëndësishëm të grupit.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Zhegrova, Berisha, Rexhbeqaj, Rashica, Asllani, Muriqi
Rumania: Niță – Mogoș, Burcă, Drăgușin, Rațiu – Hagi, R. Marin, Stanciu, M. Marin, Man – Drăguș