Hakmarrja ndaj Rumanisë, Muriqi flet para takimit të madh
Kosova duhet ta mposhtë nesër Rumaninë në “Fadil Vokrri”, në mënyrë që të hakmerret ndaj tyre për humbjen e pësuar ndeshjen e kaluar të zhvilluar në Bukuresht. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka thënë se në stërvitjet e fundit është vërejtur një optimizëm dhe gatishmëri te lojtarët për ta nisur me fitore rrugëtimin…
Sport
Kosova duhet ta mposhtë nesër Rumaninë në “Fadil Vokrri”, në mënyrë që të hakmerret ndaj tyre për humbjen e pësuar ndeshjen e kaluar të zhvilluar në Bukuresht.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka thënë se në stërvitjet e fundit është vërejtur një optimizëm dhe gatishmëri te lojtarët për ta nisur me fitore rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në një konferencë për media, Muriqi gjithashtu ka thënë se nuk e sheh aspak Rumaninë kundërshtar më të fortë se Kosova andaj duhet kërkuar tri pikë të plota.
Ai ka komentuar edhe incidentin e shtatorit të kaluar Kosovë-Rumani, duke thënë se futbolli duhet ta ketë rolin e bashkimit, pa marrë parasysh situatën politike mes dy vendeve.
Muriqi ka vlerësuar lart ardhjet e lojtarëve të rinj në sulm si Rrahmani e Asllani duke thënë se është i gatshëm të luajnë së bashku.
Kosova përballet me Rumaninë nga ora 20:45. Në grup me Kosovën janë edhe Qipro dhe Lituania.