Presidentja nuk u takua me Lajçakun në Çeki, nga Presidenca thonë se shkaku ishte agjenda
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak gjatë qëndrimit të saj në Pragë. Nga Zyra e Presidentes kanë thënë se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar. “Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak gjatë qëndrimit të saj në Pragë.
Nga Zyra e Presidentes kanë thënë se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media.
Presidentja Osmani shpesh ka kritikuar qasjen e ndërmjetësit evropian në kuadër të dialogut.
Vet Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, përfshirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Po në këtë njoftim, Lajçak bëri të ditur do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.