Rusia: Trump nuk ka shkop magjik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Rusia nuk pret ndërmjetësim të suksesshëm në një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë nëse Donald Trump bëhet president, njoftoi Kremlini. “Unë nuk mendoj se ka një shkop magjik. Kjo nuk mund të bëhet brenda një dite,” tha zëdhënësi Dmitry Peskov për media ruse. Peskov i referohej deklaratave të mëparshme të ish-presidentit amerikan dhe…
Bota
Rusia nuk pret ndërmjetësim të suksesshëm në një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë nëse Donald Trump bëhet president, njoftoi Kremlini.
“Unë nuk mendoj se ka një shkop magjik. Kjo nuk mund të bëhet brenda një dite,” tha zëdhënësi Dmitry Peskov për media ruse.
Peskov i referohej deklaratave të mëparshme të ish-presidentit amerikan dhe kandidatit republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i cili tha se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite.
Ai tha se një gjë e tillë është e mundur nëse “presidenti i ardhshëm amerikan shpall në fjalimin e tij inaugurues se SHBA është për paqen, prandaj i jep fund mbështetjes për Ukrainën”.
“Atëherë ndoshta mendimi do të ndryshonte mëngjesin tjetër, veçanërisht në Kiev,” shtoi Peskov.
Peskov theksoi se ky është vetëm një skenar hipotetik, duke marrë parasysh shtrirjen e ndihmës së SHBA për Ukrainën.
“SHBA janë kryesisht pjesë e konfliktit për shkak të ndihmës ushtarake për Ukrainën, dhe për shkak të kësaj, marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në gjendjen më të keqe në dekadat e fundit,” tha Peskov, duke shtuar se Rusia nuk favorizon askënd në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.