40 shqiptarë të burgosur në Torino vjedhin çelësat e çelive dhe sulmojnë një maroken, ua kishte plagosur shokun
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në burgun e Torinos, ku disa shqiptarë të burgosur aty janë hakmarr për shokun e tyre që ishte plagosur nga marokenët. Në Lorusso dhe Cutugno vazhdon një grindje e përgjakshme midis të burgosurve marokenë dhe shqiptarë, shkruan La Repubblica. Të enjten një maroken kishte prerë në fytyrë një…
Bota
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në burgun e Torinos, ku disa shqiptarë të burgosur aty janë hakmarr për shokun e tyre që ishte plagosur nga marokenët.
Në Lorusso dhe Cutugno vazhdon një grindje e përgjakshme midis të burgosurve marokenë dhe shqiptarë, shkruan La Repubblica.
Të enjten një maroken kishte prerë në fytyrë një të burgosur shqiptar, e që gjatë ditës së djeshme ndodhi hakmarrja.
40 shqiptarë të burgosur në pavijonin B, duke përfituar nga ndërrimi i turnit të policisë së burgjeve, thyen portat dhe arritën në katin e tretë.
Sipas medias italiane, ata thyen dyert, sulmuan oficerët dhe vodhën çelësat e çelive për të kryer hakmarrjen.