Operacion policor në Veri, shkak ndërprerja e aktivitetit të komunave ilegale në pesë objekte

Policia e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në katër komunat veriore.   Sipas njoftimit të policisë , qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale.   Operacioni bëhet e…

Lajme

30/08/2024 18:21

Policia e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në katër komunat veriore.

 

Sipas njoftimit të policisë , qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale.

 

Operacioni bëhet e ditur se është nisur dhe bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

“Policia e Kosovës,  bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës. Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.  Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim./Lajmi.net