Investim 1.3 milion euro/ Çeku: “Fadil Vokrri” është gati të mirëpresë ndeshje të mëdha
Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për të pritur ndeshjet ndërkombëtare. Çeku ka ndarë disa fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, duke njoftuar për ndryshimet e bërë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. “Fusha e re është ndërtuar duke përdorur sistemin hibrid,…
Sport
Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për të pritur ndeshjet ndërkombëtare.
Çeku ka ndarë disa fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, duke njoftuar për ndryshimet e bërë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Fusha e re është ndërtuar duke përdorur sistemin hibrid, i cili është fjala e fundit e teknologjisë në botë. Ky sistem garanton qëndrueshmëri dhe performancë të lartë të fushës në çdo kusht atmosferik. Përveç sistemit hibrid, stadiumi tani ka një sistem të përparuar të drenazhimit dhe ngrohjes, i cili siguron që fusha të jetë gjithmonë në gjendje optimale për lojë. Pajisjet e specializuara për mirëmbajtje janë blerë, dhe stafi është trajnuar për tu siguruar që fusha të mbetet në kushte të përsosura për çdo ndeshje”, thuhet në postimin e Çekut.