IPK për ankesën e Avonet: Nuk kemi përfunduar ende hetimet
Rrjeti i organizatave AVONET po ankohet që Inspektorati Policor i Kosovës nuk ia ka përfillur kërkesën për qasje në dokumente publike në dokumente që kanë të bëjë me procesin e hetimit të gradimit të policëve brenda institucionit të Policisë. Por, sipas IPK-së ende nuk është hetimi final dhe nëse ato dokumente jepen në këto momente,…
Lajme
Rrjeti i organizatave AVONET po ankohet që Inspektorati Policor i Kosovës nuk ia ka përfillur kërkesën për qasje në dokumente publike në dokumente që kanë të bëjë me procesin e hetimit të gradimit të policëve brenda institucionit të Policisë. Por, sipas IPK-së ende nuk është hetimi final dhe nëse ato dokumente jepen në këto momente, preket integriteti i procesit të hetimit.
Në fillim të muajit korrik, u anulua konkursi për gradimin e policëve të lartë në rreshter pas raportimit të TV Dukagjinit dhe pastaj inspektimit që realizoi Inspektorati Policor i Kosovës.
Ashtu siç u raportua aty doli se pati shkelje të udhëzimit administrativ për gradimin e policëve dhe parregullsi të tjera të evidentuara nga IPK.
Policia i dëgjoi rekomandimet e IPK-së të shkruara në një raport të detajuar dhe u anulua konkursi.
Por, dikush që po kryen një hulumtim për këtë çështje nuk është i kënaqur me këto të dhëna.
“Rezistenca e tyre në mosqasjen në dokumente publike është krejtësisht e paarsyeshme dhe është në kundërshtim me ligjin që e rregullon dhe harmonizon të drejtën mbi qasje në dokumente,” u shpreh Kenan Gashi nga Avonet.
Kenan Gashi gjithsesi nuk po e dinë arsyen se pse IPK nuk po ia lejon qasjen në dokumentet e hetimit.
“Përderisa ne nuk kemi mundur të verifikojmë,identifikojmë dhe arsyetojmë dyshimet tona, ne nuk mund të themi që ndonjë përgjegjësi ligjore apo ndonjë cështje që është e diskutueshme në nivelin tonë të hulumtimit që mund të nxierrim ndonjë konstatim se cila është arsyeja e mosdhënjes së qasjes në dokumente,” shtoi Gashi.
Inspektorati Policor i Kosovës e ka një arsyetim për këtë.
Dosjet të cilat janë kërkuar nga këto organizata përfshijnë ankesat e të dhënat personale të zyrtarëve policor, nuk mund të ndahen me publikun sepse për to nuk ka përfunduar akoma hetimi.
Andaj, IPK në një përgjigje për Dukagjinin tha se qasja në ato dokumente prek integritetin e procesit hetimor.
“Pas përgjigjes negative që AVONET ka pranuar nga Policia e Kosovës për pjesën tjetër të dokumenteve, kërkesa është përsëritur në IPK me 01..08.2024.Pas pranimit te kërkesës së dyte, IPK e ka njoftuar AVONET-in se ne kuadër të këtij procesi ka pranuar 13 ankesa dhe informacione të ndryshme që ndërlidhen me këtë proces të gradimit. Për të njëjtat janë duke u ndërmarrë veprime hetimore e të cilat veprime përfshijnë edhe dosjen e inspektimit për të cilën është kërkuar qasje andaj për shkak të integritetit të procesit hetimor është refuzuar kërkesa për qasje në dokumente publike,” thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.
IPK po ashtu tha se me 15 korrik 2024 ka pranuar kërkesën e parë për qasje në dokumente publike në të cilën është kërkuar i gjithë dokumentacioni dhe informacionet që përmenden në piken a) dhe b) te seksionit “metodologjia e inspektimit” tek raporti i inspektimit “Vlerësimi i menaxhimit të procesit te gradimit për rreshter”. RTV Dukagjini