Edona James pozon në veshje tradicionale shqiptare
Ajo ka qenë njëra nga banoret më të zhurmshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova. Bëhet fjalë për Edona James, e cila mori vëmendje të madhe në atë format dhe po vazhdon të jetë shumë e përfolur. E njëjta po merr vëmendje të madhe përmes rrjeteve sociale, ku numëron mijëra njerëz, për…
ShowBiz
Ajo ka qenë njëra nga banoret më të zhurmshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.
Bëhet fjalë për Edona James, e cila mori vëmendje të madhe në atë format dhe po vazhdon të jetë shumë e përfolur.
E njëjta po merr vëmendje të madhe përmes rrjeteve sociale, ku numëron mijëra njerëz, për të cilat ndan fotografi e video të ndryshme.
Këtë herë, transgjinorja nga Suhareka është shfaqur në veshje tradicionale shqiptare.
Biondja ka shkëlqyer në paraqitjen në stil më ndryshe pasi të tillë nuk e kishim parë.
Sidoqoftë, ish-konkurrentja pak muaj më parë ka qenë duke shijuar një lidhje me një shqiptar në Maqedonia.
Pas mbarimit të reality shou-t, Edona tha se nuk do të shkojë më për të jetuar në Gjermani, duke i lënë kështu të gjitha për Kosovën.