Lëndohet Arlind Ajeti, rrezikohet pjesëmarrja e tij në Nations League
Arlind Ajeti është dëmtuar sërish dhe ka ndier një shqetësim muskulor, duke munguar kështu për CFR Cluj në 5 ndeshjet e fundit, përfshi këtu edhe ato të Evropës. Mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit në fushë më 27 korrik ndaj U.Craiova, teksa luajti 90 minuta, ndërsa shqetësimi muskulor ka ndodhur në ditët në…
Sport
Arlind Ajeti është dëmtuar sërish dhe ka ndier një shqetësim muskulor, duke munguar kështu për CFR Cluj në 5 ndeshjet e fundit, përfshi këtu edhe ato të Evropës.
Mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit në fushë më 27 korrik ndaj U.Craiova, teksa luajti 90 minuta, ndërsa shqetësimi muskulor ka ndodhur në ditët në vijim.
“Shtatlarti” 30-vjeçar i mbrojtjes ishte edhe në merkato, me disa klube arabe që interesoheshin për shërbimet e tij, ndërsa menaxheri i vet u shpreh pak javë më parë se për të do të synohet rikthimi në Serie A.
Një dëmtim i tillë i vështirëson shumë shanset e një lëvizjeje drejt një ekipi tjetër, pavarësisht se ai luajti një Evropian shumë të mirë, ku u preferua titullar përpara Ardian Ismajlit.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ai do të jetë apo jo gati për teknikun Sylvinho në ndeshjet e Ligës së Kombeve që Kombëtarja do të luajë më 7 dhe 10 shtator.