Dy ndeshje të shtunën e dy të dielën në Superligë
Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll. Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën, ndërsa një tjetër është shtyrë. Aktualisht, tabelës i prijnë katër skuadra me nga katër pikë. Kampioni Ballkani do të përballet me Feronikelin, kurse Llapi do të jetë…
Sport
Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.
Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën, ndërsa një tjetër është shtyrë.
Aktualisht, tabelës i prijnë katër skuadra me nga katër pikë.
Kampioni Ballkani do të përballet me Feronikelin, kurse Llapi do të jetë mikpritës i Malishevës.
Dukagjini do t’i kërkojë pikët e para sezonale teksa e pret Gjilanin, i cili tregoi lojëra të mira nga ana e tij.
Kurse, Prishtina me shumë ndryshime në këtë edicion do ta vizitojë të rikthyerin në Superligë, Ferizajn, i cili befasoi për të mirë në këtë fillim-sezoni, ndërsa tash po bën përforcime të tjera.
Me kërkesë të Dritës, për shkak të angazhimeve të saj në garat evropiane, ndeshja e ekipit Bardhekaltër me Suharekën është shtyrë.
Drita madje nuk e ka zhvillua ende asnjë ndeshje në këtë sezon në Superligë për shkak se fokusin total e ka tek Liga e Konferencës, aty ku ka regjistruar rezultat fantastik duke shkuar deri në fazën e “play-offit”, ndërsa tash synon të shkojë edhe më larg.
Nga kjo fundjavë, ndeshjet e ligës elitare do të nisin nga ora 16:00.