Tre të lënduar nga një aksident mes një kamioni dhe një veture në Celinë të Rahovecit
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Celinë të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20…
Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Celinë të Rahovecit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka njoftuar Elezaj për lajmi.net.