Qytetari në Lipjan e dorëzon në Polici kuletën 1200 euro që e gjeti në rrugë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një kuletë në rrugë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të Lipjanit. “Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një kuletë në rrugë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të Lipjanit.
“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit“, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Policia ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm. /Lajmi.net/