Osmani ia dorëzon flamurin lojtarit që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”

Osmani ia dorëzon flamurin Grevist Bytyqit, atleti që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike Pas Lojërave Olimpike, Kosova do të marrë pjesë edhe në Lojërat Paralimpike në Paris të Francës. Atje Kosova do të përfaqësohet nga atleti nga Malisheva, Grevist Bytyqi i cili sot ka pranuar flamurin e shtetit nga presidentja e vendit Vjosa…

Lajme

20/08/2024 14:29

Osmani ia dorëzon flamurin Grevist Bytyqit, atleti që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike

Pas Lojërave Olimpike, Kosova do të marrë pjesë edhe në Lojërat Paralimpike në Paris të Francës. Atje Kosova do të përfaqësohet nga atleti nga Malisheva, Grevist Bytyqi i cili sot ka pranuar flamurin e shtetit nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Me këtë rast Osmani tha se kjo është një arritje historike për Kosovën dhe u shpreh e bindur se atleti Bytyqi do të shkëlqejë në garën e tij.

Osmani: Pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike është historike për Kosovën

“Jemi krenar tashmë që Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Paralimpike. Ka qenë sukses historik i Kosovës anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Paralimpik, edhe pse në Lojërat Olimpike po marrim pjesë tashmë që tri herë, është hera e parë për shkak të anëtarësimit në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar që ne marrim pjesë edhe në Lojërat Paralimpike në Paris dhe edhe pse po marrim pjesë me vetëm një atlet, është vërtetë përfaqësim historik dhe jam e bindur që do ta përfaqësosh Kosovën dinjitetshëm dhe Kosova do të shkëlqejë siç ka shkëlqyer çdo herë në arenën ndërkombëtare nëpërmjet sportistëve tanë”, tha Osmani.