Fotografinë me të cilën uroi 1 majin dy vite më parë, Pacolli e publikon si foto të ditës së sotme

Behgjet Pacolli ka publikuar sot një fotografi me një nga punëtorët e tij të ndërtimtarisë deri sa po ndërtonte një ndërtesë. Ai mbi fotografinë ka shkruar se sot ka takuar atë duke e filluar kështu javën me një nga njerëzit që sipas tij e bën kompaninë e tij të ecë përpara çdo ditë. “Një nga…

Lajme

19/08/2024 11:20

Behgjet Pacolli ka publikuar sot një fotografi me një nga punëtorët e tij të ndërtimtarisë deri sa po ndërtonte një ndërtesë.

Ai mbi fotografinë ka shkruar se sot ka takuar atë duke e filluar kështu javën me një nga njerëzit që sipas tij e bën kompaninë e tij të ecë përpara çdo ditë.

“Një nga ata që me punën e tij të palodhur dhe përkushtimin e tij ka ndihmuar në ndërtimin e suksesit tonë të përbashkët. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ekipin timë që punon me zemër dhe shpirt për të sjellë rezultate të shkëlqyera. Mirënjohje pafund!”, ka shkruar Pacolli.

Por, kjo vizitë duket se nuk u realizua sot.
Të njëjtën fotografi Pacolli e ka publikuar dy vite më parë kur ka uruar Ditën e Punëtorëve.
“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi”, pati shkruar Pacolli më 1 maj 2022.

Si duket kryetari i AKR-së nuk po ka kohë të dal shpesh në teren dhe të takohet me punëtorët e tij, prandaj vizitat e mëparshme po i prezanton si të ditëve të fundit.
Behgjet Pacolli është shumë aktiv në rrjetin social Facebook ku ndan fotografi të tij e shpesh edhe thënie motivuese për ndjekësit dhe miqtë e tij virtual. /Lajmi.net/