Gjendet pa shenja jete një person në Klinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 05:32, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Klinë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Derisa…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 05:32, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Klinë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë.
Derisa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/