Osmani i quan raciste deklarata e Stano-s: S’kemi çka e pyesim Serbinë për urën dh e dialog për këtë temë s’duhet të pranoj askush
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar edhe në lidhje me deklaratat e vazhdueshme të zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano në lidhje me hapjen apo jo të urës së Ibrit. Osmani tha se këto deklarata janë mbi të gjitha raciste e as nuk meritojnë më shumë vëmendje nga ana e saj. “Jam deklaruar në raport me…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar edhe në lidhje me deklaratat e vazhdueshme të zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano në lidhje me hapjen apo jo të urës së Ibrit.
Osmani tha se këto deklarata janë mbi të gjitha raciste e as nuk meritojnë më shumë vëmendje nga ana e saj.
“Jam deklaruar në raport me ato deklarata raciste.Nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse zëdhënësi më duket se është nga Sllovakia që s’e pyet asnjë nga vendet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra s’ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës. Dialog për një temë të tillë s’do të duhej të pranonte askush. Është kundër kushtetues dhe kundër sovranitetit të Kosovës, por dialog me shpëtimtarët tanë, jo vetëm që është e nevojshme dhe e domosdoshme por është edhe e nevojshme”, tha Osmani, shkruan lajmi.net.
“Pra lus qytetarët tanë kur në këtë situatë në botë aleatët tonë po merren me lloj-lloj konfliktesh të tmerrshme e po shohim se sa shumë vuajtje këto konflikte po shkaktojnë duhet të punojmë bashkë në radhë të parë me SHBA-të. Ushtarakët që kishin shërbyer në Kosovë në aktin e agresionit në Banjskë në shtator deklaruan se ishim të gatshëm të japim jetën që të mbrojmë Republikën e Kosovës. Ushtarë të tillë siç janë edhe ushtarët e policët tanë e meritojnë të ulemi e të flasim me ta” , deklaroi Osmani./Lajmi.net/