Salloni i bukurisë në Fushë Kosovë që ka menduar për gjithçka, ndan një kënd edhe për fëmijë

“Studio 3” është salloni i bukurisë i cili është hapur tash e shtatë vite dhe ka një veçanti që tek sallonet tjera nuk mund të gjendet. Pronarja e këtij biznesi, Nita në një intervistë dhënë për Lajmi.net ka treguar se punën të cilën e bënë tash e shtatë vite duke ju ofruar tretmane të ndryshme…

ShowBiz

12/08/2024 16:56

“Studio 3” është salloni i bukurisë i cili është hapur tash e shtatë vite dhe ka një veçanti që tek sallonet tjera nuk mund të gjendet.

Pronarja e këtij biznesi, Nita në një intervistë dhënë për Lajmi.net ka treguar se punën të cilën e bënë tash e shtatë vite duke ju ofruar tretmane të ndryshme grave ka vendosur ta zgjerojë edhe më tepër.

E veçantia e krejt kësaj qëndron se në këtë sallon përveç grave mund të rregullohen edhe vajzat e vogla e djemtë të luajnë në këndin e lojërave duke pasur secili hapësirën e tyre.

“Këndi i lojrave është ba për djem që klientet me u ndje të lira në çdo moment me kry tretmane të ndryshme”, thotë ajo.

Ajo ndër të tjera thotë se pavarsisht ambientit “Glamorous”, të studios çmimet i ka të arsyeshme në bazë të tregut.

“Gjitha klientet që kanë dëshirë me ardh te na janë të lira edhe mos hezitoni në aspektin e pagesave se i kemi çmimet si gjitha tjeret”, është shprehur ajo. /Lajmi.net/