Historike, Shqipëria arrin medaljen e parë në një olimpiadë

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një olimpiadë falë mundësit Chermen Valiev i cili në luftën për medaljen e bronztë mposhti Viktor Rassadin nga Taxhikistani sot në Lojërat Olimpike “Parisi 2024.” 25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi të bronztën në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6:2 taxhikistanezin.…

Sport

10/08/2024 21:18

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një olimpiadë falë mundësit Chermen Valiev i cili në luftën për medaljen e bronztë mposhti Viktor Rassadin nga Taxhikistani sot në Lojërat Olimpike “Parisi 2024.”

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi të bronztën në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6:2 taxhikistanezin.

Valiev do të ngjitet kështu në podium si vend i tretë, së bashku me amerikanin Dake si dy fituesit e medaljeve të bronzta, teksa medalja e artë u fitua nga mundësi nga Uzbekistani, Zhamalov, që mposhti në finale japonezin Takatani.

Shpresat qëndrojnë edhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale. /tch