Anglia bëhet me trajner të ri, do të jetë një zgjidhje e përkohshme
Anglezët janë ende në kërkim të pasuesit të Gareth Southgate, i cili u largua pas disfatës në finalen e evropianit dhe tashmë kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme. FA angleze njoftoi se Lee Carsley (50) do të drejtojë përkohësisht Anglinë në ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve në shtator derisa të zgjasë procesi i…
Sport
Anglezët janë ende në kërkim të pasuesit të Gareth Southgate, i cili u largua pas disfatës në finalen e evropianit dhe tashmë kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme.
FA angleze njoftoi se Lee Carsley (50) do të drejtojë përkohësisht Anglinë në ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve në shtator derisa të zgjasë procesi i gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme.
Carsley është një ish-përfaqësues i Irlandës, dhe e kaloi të gjithë karrierën si lojtar në klubet angleze. Ai luajti për Derby, Blackburn, Coventry, Everton dhe Birmingham.
Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi Coventry, Brentford dhe Birmingham për periudha të shkurtra, dhe ai ka qenë në sistemin e ekipit kombëtar anglez që nga viti 2020. Ai për një vit ishte trajner i kombëtares U-20, ndërsa nga viti 2021 drejton përzgjedhjen U-21.