Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit pritet të bëhet sot
Pas sjelljes së trupit të Faton Hajrizit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në orët e para të mëngjesit të sotëm, familjarët e tij së bashku me zyrtarët e IML-së dhe hetuesit janë parë në objektin i IML-së. Sipas informacioneve të para merr vesh se autopsia e trupit të pajetë pritet të bëhet sot. Ndryshe pas…
Lajme
Pas sjelljes së trupit të Faton Hajrizit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në orët e para të mëngjesit të sotëm, familjarët e tij së bashku me zyrtarët e IML-së dhe hetuesit janë parë në objektin i IML-së.
Sipas informacioneve të para merr vesh se autopsia e trupit të pajetë pritet të bëhet sot. Ndryshe pas përfundimit të ekzaminimeve dhe daljes së rezultatit të autopsisë pritet që ai të varroset në Skenderaj.
Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.
Nëna bashkë me një burrë tjetër që me gjasë mund të jetë babai i Faton Hajrizit kanë hyrë brenda ku edhe gjendet trupi i pajetë dhe më pas janë larguar nga aty.
Duhet theksuar se trupi i pajetë i tij arriti në Kosovë pas disa kërkesave të njëpasnjëshme të autoriteteve të Kosovës, si dhe pas ekzaminimeve që ata kërkuan e u dorëzuan përmes avokatit Arianit Koci.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej. Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.
Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.
Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni deklaroi se mbrëmë kanë qendër në vendin e ngjarjes ku edhe ka arritur trupi i pajetë.
Ai gjithashtu theksoi se janë duke pritur që të kryhen të gjitha procedurat ligjore që kanë të bëjnë me ekzaminimet e më pas të ndërmerren veprimet e nevojshëm të cilat përcaktohen në bazë të ligjeve në Kosovë.
“Njëri prej prokurorëve që po merret me rastin ka dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes ku ka arritur trupi i pajetë. Është urdhëruar që trupi fillimit të identifikohet dhe të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshëm e pastaj të bëhet autopsia”, deklaroi Preteni./Lajmi.net/
Nëna e Faton Hajrizit futet brenda objektit të IML për të parë nga afër trupin e pajetë të djalit