Detaje për vrasjen në Lipjan- 57 vjeçari u ther me thikë, Polici arreston dy persona
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Si shkak i një mosmarrëveshjes mes disa personave, njëri prej tyre ka vdekur. Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se viktima ka vdekur si shkak i plagëve të marra nga therja me thikë. “Rreth orës 13:00 policia…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Si shkak i një mosmarrëveshjes mes disa personave, njëri prej tyre ka vdekur. Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se viktima ka vdekur si shkak i plagëve të marra nga therja me thikë.
“Rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes deh ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë”,tha Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Tutje ajo theksoi se njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
“Vdekjen e viktimës mashkull rreth 57 vjec, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”./Lajmi.net/