Ambasada e SHBA-së për aksionin në zyrat postare: Veprimet e pakoordinuara i vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i kanë reaguar Kurtit pas aksionit kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës që u mbajt këtë të hënë Me anë të një reagimi nga kjo ambasadë shprehen të zhgënjyer nga veprimet siç i quajnë ata të njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e…
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i kanë reaguar Kurtit pas aksionit kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës që u mbajt këtë të hënë
Me anë të një reagimi nga kjo ambasadë shprehen të zhgënjyer nga veprimet siç i quajnë ata të njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, shkruan Lajmi.net
Sipas këtij reagimi po cilësohet se veprimet e Qeverisë së Kosovës të pakoordinuara i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim.
STATEMENT FROM THE EMBASSY OF THE UNITED STATES TO THE REPUBLIC OF KOSOVO,
August 5, 2024
For Immediate ReleaseThe U.S. government is deeply disappointed by the unilateral, uncoordinated actions taken by the Government of Kosovo against branches of Serbian post offices in the… pic.twitter.com/wEDDA6R0wA
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) August 5, 2024