Kolona të veturave me flamuj serbë dhe qytetarë me mjete piroteknike në Veri festojnë fitoren e Gjokoviqit në tenis
Novak Gjokoviq, tenisti serb ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Pas fitores së tij në rrugët e Mitrovicës së Veriut ka nisur festa e serbëve lokalë. Në një video publikuar nga mediumi “Kossev”, shihen vetura me flamuj të Serbisë për të festuar, si dhe duke hedhur mjete piroteknike. Gjokoviq njihet për…
Sport
Novak Gjokoviq, tenisti serb ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Pas fitores së tij në rrugët e Mitrovicës së Veriut ka nisur festa e serbëve lokalë.
Në një video publikuar nga mediumi “Kossev”, shihen vetura me flamuj të Serbisë për të festuar, si dhe duke hedhur mjete piroteknike.
Gjokoviq njihet për deklaratat e tij nacionaliste serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
Kështu, ai gjatë karrierës së tij ai shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për deklarata ultra-nacionaliste.