Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës
Real Madrid dhe Barcelona janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dy skuadrat po qëndrojnë për fazën përgatitore. Megjithatë ndeshja që ka nisur në ora 01:00 pas mesnate në stadiumin MetLife në New York është ndërprerë pas 13 minutave lojë. Një rrufe e fuqishme pranë stadiumit ka bërë që…
Sport
Real Madrid dhe Barcelona janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dy skuadrat po qëndrojnë për fazën përgatitore.
Megjithatë ndeshja që ka nisur në ora 01:00 pas mesnate në stadiumin MetLife në New York është ndërprerë pas 13 minutave lojë.
Një rrufe e fuqishme pranë stadiumit ka bërë që gjyqtari t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore.
PARTIDO SUSPENDIDO, los jugadores se retiran del campo. #ElClasico
A ver cuánto tiempo se retrasa… apenas iban 10 minutos de juego.
— MT2 (@madrid_total2) August 3, 2024
Pas më shumë se një ore që futbollistët qëndruan në zhveshtore, ata janë rikthyer në fushë dhe ndeshja po vazhdon normalisht.
Vendimin e gjyqtarit nuk e pritën aspak mirë futbollistët e të dyja skuadrave që donin të vazhdonin lojën përkundër kushteve atmosferike.
Tani ndeshja ka rifilluar nga minuta e 13-të pranë rezultatit 0-0./Telegrafi
Parece que #ElClasico no se jugará…
pic.twitter.com/L3itndkFQF— El 10 del Rojo (@el10_delrojo) August 4, 2024