Ndarja e dyshes së shumëpërfolur, së fundmi reagon edhe Lumbardhi
Dyshja Kader dhe Lumbardh kanë qenë padyshim ndër çiftet më të komentuara qysh nga koha kur filluan romancën e tyre në Big Brother Vip Kosova. Megjithatë, marrëdhënia e tyre herë pas herë u komentua edhe për “krisje“. Pas ribashkimit që ndodhi para disa javësh, këtë herë duket që situata të jetë më serioze. Kaderi para…
ShowBiz
Dyshja Kader dhe Lumbardh kanë qenë padyshim ndër çiftet më të komentuara qysh nga koha kur filluan romancën e tyre në Big Brother Vip Kosova.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre herë pas herë u komentua edhe për “krisje“.
Pas ribashkimit që ndodhi para disa javësh, këtë herë duket që situata të jetë më serioze.
Kaderi para disa ditësh njoftoj për shkëputjen e marëdhënies përmes një instastory duke e përmendur kështu edhe tradhtinë e duke thënë që kjo është diçka që ajo nuk mund ta tolerojë, mirëpo, një postim të tillë e fshiu në
çështje minutash.
Ajo më pas kishte larguar të gjithë fotot me tashmë ish-partnerin.
E megjithëse ndarjen nuk e ka komentuar edhe pala tjetër, së fundmi dhe ai ka larguar të gjitha fotot që e përfshinin dyshen së bashku./Lajmi.net