Çfarë po ndodhë?! Bota po flet për puthjen e Macron me ministren në Lojërat Olimpike
Interneti po gumëzhin nga fotot që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macron duke ndarë një moment emocionues me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024. Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte. Fotoja tregon Macron, 46 vjeç, i cili…
Bota
Interneti po gumëzhin nga fotot që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macron duke ndarë një moment emocionues me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte.
Fotoja tregon Macron, 46 vjeç, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe.
Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.