Kurti për fitoren e Fazliut: Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos
Pas fitores së Fazliut në debutimin e saj në Lojërat Olimpike duke i’a siguruar vendit medaljen e bronztë, reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kurti para pak minutash në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se sipas tij Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Kurti u shpreh se kjo është medalja…
Lajme
Pas fitores së Fazliut në debutimin e saj në Lojërat Olimpike duke i’a siguruar vendit medaljen e bronztë, reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti para pak minutash në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se sipas tij Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.
Kurti u shpreh se kjo është medalja e pestë olimpike për Kosovën, e para nga qyteti i Mitrovicës.
“Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës”,shkroi Kurti në postim.
“Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”,përfundoi ai./Lajmi.net