Reagimi emocionues i Distria Krasniqit pas medaljes në Lojërat Olimpike: Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit të saj në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Distria Krasniqi ka arritur të fitojë edhe medaljen e saj të dytë Olimpike, pasi mori të argjendtën në Paris, pas të parës së artë në Tokio 2020. Rekordi i saj në Olimpiadë ka bërë që Distria…
Sport
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit të saj në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Distria Krasniqi ka arritur të fitojë edhe medaljen e saj të dytë Olimpike, pasi mori të argjendtën në Paris, pas të parës së artë në Tokio 2020.
Rekordi i saj në Olimpiadë ka bërë që Distria të emocionohet edhe dy ditë pas triumfit të reagoj në profilin e saj privat në Instagram.
Ajo ka folur për rrugëtimin e saj dhe sakrificat, teksa ka lavdëruar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme.
Reagimi i plotë i saj:
Lojërat Olimpike Paris 2024
Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë
Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse.
Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër.
Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë.
Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.
View this post on Instagram