Infantino mirëpret Osmanin në zyret e FIFA-s në Paris
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se ka mirëpritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris. Ai përmes një postimi në Instagram ka shpërndarë disa foto teksa ka treguar se është takuar edhe më parë me Osmanin në Kosovë gjatë vitit 2022, ku sipas tij takimi në Paris ishte një…
Sport
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se ka mirëpritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris.
Ai përmes një postimi në Instagram ka shpërndarë disa foto teksa ka treguar se është takuar edhe më parë me Osmanin në Kosovë gjatë vitit 2022, ku sipas tij takimi në Paris ishte një mundësi e mirë për të vazhduar diskutimet edhe më tutje.
“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi parë planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, ka thënë Infantino.
I pari i FIFA-s ndër të tjera është shprehur se federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward.
“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe diskutuam plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre.Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, shkroi Infantino në postimin e tij.
Tutje ai shtoi se i uroi fat presidentes sonë dhe se i ka thënë që qeveria e saj dhe FFK mund të llogarisin gjithmonë në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit./Lajmi.net/
View this post on Instagram