Nuk ka medalje për Akil Gjakovën, e humb edhe të bronztën
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike. Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, kështu duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë. Akil Gjakova e gjeti humbjen nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto. 28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani,…
Sport
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike.
Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, kështu duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë.
Akil Gjakova e gjeti humbjen nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto.
28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani, Heydarov.
Akil Gjakova gjatë rrugëtimit të tij në ditën e sotme arriti që fillimisht të triumfojë ndaj Daniel Cargnin nga Brazili, për t’u kualifikuar tutje.
Pastaj, kundërshtari i radhës ishte Samuel Gassner nga Austria, derisa siguronte çerekfinalen.
Aty, xhudisti kosovar u përballë me italianin, Manuel Lombardo, i cili ishte ‘viktima e radhës’ e Akil Gjakovës.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike verore të këtij viti.
Më parë, medalje siguroi edhe Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen e argjendtë gjatë ditës së djeshme.
Gjatë mbrëmjes së sotme, mundësinë për të vazhduar tutje drejt medaljeve e ka edhe boksierja, Donjeta Sadiku, e cila e ka tashmë një fitore në këto Lojëra Olimpike.