Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Mbrëmë (e shtunë) Kosova mori fitoren e parë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku boksierja Donjeta Sadiku tregoi një paraqitje të shkëlqyer për të siguruar triumfin. Ndërsa sot (28 korrik) është dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi e cila do të synojë fitoren. Xhudistja kosovare do të zbresë në tatamin e Parisit…

Sport

28/07/2024 09:19

Mbrëmë (e shtunë) Kosova mori fitoren e parë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku boksierja Donjeta Sadiku tregoi një paraqitje të shkëlqyer për të siguruar triumfin.

Ndërsa sot (28 korrik) është dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi e cila do të synojë fitoren.

Xhudistja kosovare do të zbresë në tatamin e Parisit me synimin e vetëm që ta përsëris suksesin që kishte arritur tri vite më parë në Tokio.

Në një intervistë para këtij dueli, Krasniqi kishte thënë se qëllimi i saj është që të fitojë medalje, duke mos i vënë rëndësi ngjyrës së saj.

Distria është bartëse në këtë Olimpiadë dhe për këtë arsye garat do t’i nisë garat nga raundi i dytë, me garat që do të fillojnë nga ora 10:00./Telegrafi