Mushkolaj për lajmet e pa verifikuara nga RTK: Janë thirrje të drejtpërdrejta për sulm
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj publikimit të lajmit nga Radio Televizioni i Kosovës sipas të cilit akuzohen dy mediumet kosovare Periskopi dhe Nacionale se financohen nga Serbia. Mushkolaj përmes një postimi të fundit në Facebook ka thënë se publikimi i lajmeve të pa verifikuara nga RTK dhe fushata e njerëzve të Vetëvendosjes ndaj…

Lajme
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj publikimit të lajmit nga Radio Televizioni i Kosovës sipas të cilit akuzohen dy mediumet kosovare Periskopi dhe Nacionale se financohen nga Serbia.
Mushkolaj përmes një postimi të fundit në Facebook ka thënë se publikimi i lajmeve të pa verifikuara nga RTK dhe fushata e njerëzve të Vetëvendosjes ndaj Periskopit dhe Nacionales, rrezikojnë jetën e gazetarëve të këtyre mediave.
Tutje, Mushkolaj ka shtuar se veprime të tilla janë thirrje të drejtpërdrejta për sulm ndaj këtyre të fundit.
“Publikimi i lajmeve të paverifikuara nga RTK dhe fushata e njerëzve të Vetëvendosjes ndaj Periskopit dhe Nacionales, rrezikojnë jetën e gazetarëve të këtyre mediave. Janë thirrje të drejtpërdrejta për sulm ndaj tyre“, shkruan ai./Lajmi.net