Policia e Kosovës vendos 10 kamera në afërsi të urës së Ibrit
Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin. Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani. “Sipas ligjit në fuqi,…
Lajme
Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.
Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.
“Sipas ligjit në fuqi, Policia e Kosovës është institucioni që mbikëqyr me kamera vendet publike dhe në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit, ne jemi duke vendos kamera. Kjo do të ndikoj në parandalim të kundërvajtjeve apo veprave kriminale e në rast se ato ndodhin atëherë bëhet më e lehtë ndriqimi i tyre”, ka thënë Elshani.
Ai tha se vendosja e 10 kamerave është bërë te “Ura, Tre Rrokaqiejtë”, ndërsa në një vend tjetër vazhdon të jetë në proces. /Lajmi.net/