Shpërthimi afër Ujmanit – Policia ka identifikuar një person dhe ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok në lidhje me shpërthimin e sotëm në zonën e Zubin Potokut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se gjatë bastisjes kanë sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë. Deri tani, Policia ka njoftuar se nuk ka persona të arrestuar por ka…

Lajme
Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok në lidhje me shpërthimin e sotëm në zonën e Zubin Potokut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se gjatë bastisjes kanë sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë.
Deri tani, Policia ka njoftuar se nuk ka persona të arrestuar por ka identifikuar një person me interes për intervistim.
“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani për lajmi.net.
Një shpërthim ka ndodhur sot gjatë ditës në veri të vendit, saktësisht në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
”Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, deklaroi Elshani.