Korrja e grurit në Qendrën Korrektuese Dubravë arrin në 31.800 kg për 2024
Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 hektarë grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje-fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kilogramë grurë. Mbjellja dhe korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës,…

Lajme
Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 hektarë grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje-fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kilogramë grurë.
Mbjellja dhe korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ndërsa rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita-ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.