Rritet numri i aplikuesve, bursa 1 mijë euroshe josh maturantët të studiojnë letërsinë shqipe
Bursa prej 1 mijë euro të cilën e ndau Ministria e Arsimit ka joshur maturant për të studiuar në programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe. Numri i atyre që aplikuan këtë vit është shumëfishuar. Kjo sipas ekspertëve të arsimit është pozitive pas tregu ka nevojë për ekspert të kësaj fushe. Numri i maturantëve të cilët…
Lajme
Bursa prej 1 mijë euro të cilën e ndau Ministria e Arsimit ka joshur maturant për të studiuar në programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe. Numri i atyre që aplikuan këtë vit është shumëfishuar. Kjo sipas ekspertëve të arsimit është pozitive pas tregu ka nevojë për ekspert të kësaj fushe.
Numri i maturantëve të cilët dëshirojnë të studiojnë në programet “ Gjuhë Shqipe” dhe “ Letërsi Shqipe” në Universitetin e Prishtinës këtë vit është rritur.
Në programin “Gjuhë Shqipe”, 138 maturantë kanë aplikuar për t’u pranuar në këtë drejtim.
Kurse në vitin e kaluar, vetëm 20 nxënës të shkollave të mesme kishin aplikuar në këtë program.
E në atë të Letërsisë Shqipe numri i tyre është 103, përderisa vitin e kaluar ishte vetëm 6.
Kjo rritje u bë, pasi Ministria e Arsimit pritet të ndajë bursa nga 1 mijë euro për studentët të cilët regjistrohen në këto dy drejtime.
Nga Instituti Pedagogjik thonë se këto drejtime kanë qenë afër shuarjes dhe se tregu në vend ka nevojë për ekspert të kësaj fushe.
“Nevojat për ekspert të gjuhës janë shumë të mëdha sot në institucionet ku do qoftë, për shkak se ne e dimë se çfarë problemi kemi me çështjen e shkrimit, po mendoj që është diçka pozitiv për stimulimin e kandidatëve që të studiojnë në këto drejtime që ka qenë afër shuarje”, tha Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik.
Kurse drejtori i Insitutit Ed Guard, Rinor Qehaja, pret që studentët të aplikojnë natyrshëm në këto drejtime.
“Iniciativa e prezantuar nga Qeveria për studentët aplikues në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ka pasur efektin e mirë mirëpo shpresojmë shumë që kjo rritje në regjistrim të jetë e natyrshme, të vijë si rezultat i pasionit për Gjuhën dhe Letërsi dhe të mos jetë e kufizuar vetëm si aplikimi për regjistrim për shkak të burse”, tha Qehaja.
Në programin “ Gjuhë Shqipe dhe “Letërsi Shqipe” do të pranohen 120 studentë në të dy drejtimet. /Teve1