“Jam ndje boll keq, serb a çkado le të jetë”, Artan Hajrizi tregon si e mori vesh lajmin për vrasjen e policit
Artan Hajrizi, është më i përmenduri në mediat shqiptare dhe serbe pasi që dyshohej për vrasjen e një polici serb në Serbi. Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, Hajrizi i ka mohuar këto akuza deri sa ka treguar se ndodhet në Gjermani dhe dokumentet ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi. Ai ka treguar…
Lajme
Artan Hajrizi, është më i përmenduri në mediat shqiptare dhe serbe pasi që dyshohej për vrasjen e një polici serb në Serbi.
Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, Hajrizi i ka mohuar këto akuza deri sa ka treguar se ndodhet në Gjermani dhe dokumentet ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi.
Ai ka treguar se ky rast e ka shqetësuar shumë atë pasi që emri i tij nuk ishte përmendur asnjëherë në polici.
“Me të kallxu drejt jom ndje shumë keq, me u vra s’vrahet kërkush. Ndesh serb çkado le të është për mu janë ton njëjtë. Unë e mora vesh që ma qunën shokët e mi se unë tybe s’kshyri me telefon se s’më intereson. Kshyre dokumentet e tu thanë, thash unë tybe në Gjermani jam, në Hanover jam. Me tesha të punës jam, në punë kesh. Thashë dokumentet mu kanë vjedh”, tha ai.
Ai ka treguar se që nuk i ka dokumentet e ka kuptuar sot ndërsa siç pretendon ai ato ia kanë marrë para dy ditëve.
Video: