Kancelari gjerman Olaf Scholz më 19 korrik në Serbi, Berlini zyrtar zbulon edhe agjendën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të vizitojë Serbinë më 19 korrik. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hobstreit. Sipas tij fokusi i kësaj vizite të Scholz në Beograd do të jetë diskutimi mbi çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare e evropiane. Po ashtu është bërë e ditur se Scholz do…

Lajme

17/07/2024 15:44

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të vizitojë Serbinë më 19 korrik.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hobstreit.

Sipas tij fokusi i kësaj vizite të Scholz në Beograd do të jetë diskutimi mbi çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare e evropiane.

Po ashtu është bërë e ditur se Scholz do të pritet në takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuciq.

Të dy liderët pritet të marrin pjesë më pas edhe në “Samitin e lëndëve të para të rëndësishme”, sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane.

Si pjesë e samitit, Danas raporton se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis Serbisë dhe Komisionit të BE-së për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.

Më pas në ora 10:50 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit serb./Lajmi.net/