Patën shumë konflikte brenda Big Brother VIP Kosova 2, por Kaderi dhe Santiana tani shihen bashkë
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin. Disa prej tyre kanë ruajtur kontakte të mira edhe pas mbarimit, e disa as nuk flasin më. Një paraqitje surprizë së fundmi kanë bërë dy bukuroshet e këtij edicioni, Kader Kicaj dhe Santiana Maloku. Ato kanë qenë rivale të mëdha në…
ShowBiz
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin.
Disa prej tyre kanë ruajtur kontakte të mira edhe pas mbarimit, e disa as nuk flasin më.
Një paraqitje surprizë së fundmi kanë bërë dy bukuroshet e këtij edicioni, Kader Kicaj dhe Santiana Maloku.
Ato kanë qenë rivale të mëdha në BBVK 2, por që tani janë parë bashkë, duke u argëtuar në një pishinë.
Veç tyre, shihen edhe: Lumbardh Salihu, Vesa Vllasaliu, Adri Rrogaqi e Iliriana Sadriu.
Në këtë edicion të dytë pati shumë përplasje ndërmjet konkurrentëve, ku shpesh edhe dolën jashtë kontrollit.
Fitues u shpall Lumbardhi, gjersa në vend të dytë u rendit Blerando.