Banorët e Reçakut me 520 nënshkrime kërkojnë nga komuna inicimin e padisë ndaj avokatit Tomë Gashi
Banorë të Reçakut të Shtimes nëpërmjet një shkrese kanë kërkuar nga Komuna ta iniciojnë një padi për shpifje ndaj avokatit Tomë Gashi, i cili në fund të muajit të kaluar në një emision televiziv kishte thënë se një serb është dhëndër i fshatit Reçak. Sipas banorëve, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu e ka…
Lajme
Banorë të Reçakut të Shtimes nëpërmjet një shkrese kanë kërkuar nga Komuna ta iniciojnë një padi për shpifje ndaj avokatit Tomë Gashi, i cili në fund të muajit të kaluar në një emision televiziv kishte thënë se një serb është dhëndër i fshatit Reçak.
Sipas banorëve, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu e ka për obligim moral dhe institucional të reagon dhe të inicioi padi për shpifje ndaj avokatit Gashi.
Në letrën e banorëve të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se më 27 qershor 2024 ne emisionin “Debat Plus” ne TV Dukagjini, avokati Tomë Gashi shpifi dhe ofendoi banorët e fshatit Reçak duke u shprehur fjalë për fjaleë “Zoran Stanojeviq si polic i Serbise, ka qenë dhëndër i Reçakut, i martuar me grua shqiptare. Ajo është çështje personale e tij, por gjatë gjykimit ishte vërtetuar që ky lehtësisht ka hyrë ne Reçak dhe ka qene pjesëmarrës në vrasje e tentim vrasje”.
“Reçaku nuk ka dhëndër serb, aq me pak kriminel lufte. Reçaku nuk ka krijuar miqësi me serbe, aq me pak me kriminele te lutës, për t’ua mësuar terrenin qe të hynë lehtësisht dhe të bëjnë krime në fshat, siç pretendon avokati Gashi. Mes nesh nuk ka pasur bashkëpunëtore të tillë të Serbisë e as bashkëfajtorë për masakrën e Reçakut. Me këtë deklaratë shpifëse, ofenduese dhe dezinformuese, avokati Gashi ka lënduar ndjenjat e banorëve te shatit Reçak, ka cenuar integritetin e tyre moral e kombëtar dhe ka rrezikuar ta shtrembërojë të vërtetën historike të Reçakut, të cilën edhe 25 vjet pas lufton ta mbrojë nga propaganda qëllimkeqe e Serbisë”, thuhet në shkresën e Banorëve.
Banorët e fshatit Reçak, sipas kësaj shkrese nuk duhet e as nuk mund ta bartin peshën e papërgjegjësisë për fjalën publike nga persona te caktuar, prandaj edhe kërkojnë që avokati Gashi të përgjigjet para ligjit për dezinformatat e shpërndara në media. Ne kundër përgjigje të kësaj deklarate ofenduese, shpifëse e dezinformuse banorët e Reçakut kanë mbledhur mbi 500 nënshkrime ose 80 për qind e banoreve me te cilat i drejtohen me dy kërkesa Kuvendit Komunal te Shtimes dhe kryetarit Aliu.
“Kërkojmë që: Kuvendi Komunal të nxjerr dhe miratojë një deklaratë përmes se cilës dënon gjuhën e përdorur të avokatit Gashi. Kryetari Aliu dhe Kuvendi Komunal në emër të banorëve të Reçakut të inicion padi për shpifje dhe fyerje, sipas Ligit Nr. 02/L-65 Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, kundër avokatit Gashi. Faktet historike nuk bën e as nuk mund te tjetërsohen. Reçaku do të vazhdojë ta mbrojë besnikërisht, palëkundshëm e me fakte ngjarjen e 15 janarit te 1999-s, sepse ka paguar shume për të”, thuhet në letër.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me kryetarin e fshatit Reçak, Adem Ramadanin, i cili ka thënë se banorët me shumicë të votave në mbledhjen e së martës kanë vendosur që të iniciojnë padi nëpërmjet Komunës në mënyrë institucionale, derisa kanë mbledhur gjithsejtë 520 nënshkrime për këtë çështje.
“Pas kësaj deklarate më 30 qershor kemi mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe kemi biseduar me banorët se si do të veprojmë. Pastaj kemi shqyrtuar mundësinë që avokati Gashi ta bën një kërkim falje në mediat qendrore, ndërkohë në mbledhjen e mbremëmshme me shumicë të votave të banorëve është kërkuar të iniciohet padi ndaj Avokatit Gashi nëpërmjet Komunës sepse janë mbledhur edhe 520 nënshkrime për këtë çështje”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, banorëve janë revoltuar që nëse komuna nuk e bën këtë veprim atëherë do të iniciohet padi drejtpërdrejtë në gjykatë pasi që sipas Ramadanit në mbledhjen e banorëve ka pasur edhe avokat nga fshati Reçak e, të cilët mund ta iniciojnë këtë procedurë.
Në anën tjetër, Telegrafi ka provuar të kontaktoi edhe me kryetarin e Komunës Qemajl Aliu, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkohë, ditë më parë avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka kërkuar ndjesë ndaj banorëve të Reçakut duke e cilësuar se ishte një keqkuptim në fjalimin e tij.
Gashi ka thënë se në atë debat e kishte cituar deklaratën e ish policit Zoran Stanojeviq.
“Në debat televiziv unë kam thënë atë që krimineli Zoran Stajoneviq e ka deklaruar gjatë gjykimit se atë e tirrnin dhëndër. Gruaja e tij është shqiptare, por nuk është nga Reçaku. Gjithmonë duke i’u referuar deklaratave të tij gjatë procesit gjyqësor. Ajo çfarë kam thënë në atë intervistë ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj unë shprehi keqardhje dhe kërkoj ndjesë për keqkuptimin e krijuar të gjithë atyre qe u janë lënduar ndjenjat për mos referimin adekuat në debatin në televizionin Dukagjini”, ka shkruar Gashi.
Gashi ka sqaruar se në vitin 2019 kishte paraqitur kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për shkak të deklarimeve të tij i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut.
Telegrafi ka provuar te marrë edhe një qëndrim nga avokati Gashi, por ai nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi