Nagavci: Studentët e programit Gjuhë shqipe ose Letërsi shqipe, përfitojnë bursë një mijë euro në vit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët e Universitetit të Prishtinës. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se studentët që fillojnë studimet në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe përfitojnë bursë një mijë euro në vit. “Me qëllim promovimin dhe zhvillimin e…

Lajme

08/07/2024 21:17

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se studentët që fillojnë studimet në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe përfitojnë bursë një mijë euro në vit.

“Me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë, muaj më parë kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në kuadër të kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student”, ka shkruar Nagavci. 
Ajo ka njoftuar se UP-ja tashmë ka hapur afatin për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik 2024/25.
Postimi i plotë: